Thoshin të moçmit tanë, toka është flori, ky burri gjeti diamant
10 dhjetor 2020
| 08:37
Jeta e një babai indian ndryshoi pasi gjeti një diamant me vlerë prej 60 mijë funtesh derisa punonte tokën.
Sipas “DailyMail”, transmeton “Lajmi.net”, Lakhan Yadav, 45 vjeç, u ndesh me një gur prej 14.98 karatësh derisa po gërmonte në tokën që filloi ta merrte me qira muajin e kaluar në Madhya Pradesh.
Yadav gati e gaboi gurin e çmuar me një guralecë, por pasi ia hoqi papastërtitë, ai vuri re se shkëlqente ndryshe. Ai menjëherë e dërgoi diamantin për ekzaminim ku u vlerësua me mbi gjashtë milionë rupi, derisa e shiti më pas në ankand.
“Ai ndryshoi jetën time”, tha ai për Times of India. Yadav u shpreh se ai do t’i shfrytëzonte këto para për t’ua siguruar fëmijëve një arsimim të mirë sesa “ndonjë gjë të madhe”.