![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/dua-rita.png)
Thuhej se ishte “molla e sherrit”për zënkën e dy këngëtareve të famshme, motra e Rita Orës bën postimin e PAPRITUR (FOTO)
Elena Ora është motra e këngëtares së famshme, Rita Ora, dhe njëkohësisht menaxherja e saj. Së fundmi, ajo i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në “Instastory”.
Elena ka publikuar një foto me këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa, me të cilën thuhej se nuk fliste. Përveç kësaj, krahas kësaj poze, motra e Ritës ka folur me fjalë të mëdha për Duan.
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora në mbishkrimin e një ‘selfie”ku duket me Lipën.
Për ironi të fatit thuhet se mosmarrëveshjet midis Dua Lipës dhe Rita Orës kanë nisur kur, në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Më herët Dua Lipa e ka thyer heshtjen dhe ka përmendur emrin e Ritës, madje në një mënyrë shumë të bukur.
Në një intervistë të dhënë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndiehej krenare që i përfaqësonte dy vendet (Shqipëri dhe Kosovë), shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.
“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’-ka shtuar autorja e “One Kiss”.