Deri më tani ata as nuk i kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje.
Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime.
Ata kanë hedhur të dy në “Instagram” foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme, por janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por gjithësesi ne mbetemi skeptik.
Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.