
Thunder marrin fitore të madhe në udhëtim te Clippersat
Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë, por edhe ndeshjet spektakolare. Vëmendja më e madhe ka qenë në Kaliforni, ku Los Angeles Clippers ishte nikoqir i Oklahoma City Thunder me mysafirët që morën fitore të ngushtë 101-103.
Më meritori për fitoren e mysafirëve ishte ylli kanadez Shai Gilgeous-Alexander që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, tre kërcime e tetë asistime. Paraqitje të mirë pati edhe bashkëkombësi i tij Andrew Wiggins që e përfundoi sfidën me 19 pikë. Te vendasit më efikasi ishte Kawhi Leonard me 25 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.
Rezultatet
Detroit – New Orleans 136-130
Utah – Cleveland 91-120
Atlanta – Philadelphia 132-119
Toronto – San Antonio 89-123
Portland – Boston 116-129
Houston – Denver 111-116
LA Clippers – Oklahoma City 101-103