Thuram zyrtarizohet te Interi

01 korrik 2023 | 16:07

Marcus Thuram tashmë edhe në formë zyrtare është goditja e parë e Interit për sezonin 2023/2024. Thuram firmosi një kontratë pesëvjeçare me Interin nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon.

25-vjeçari ishte pjesë e Borussia Moenchangladbach në Gjermani, por pasi përfundoi kontratën zgjodhi të transferohej te Inter.

Në garë për Thuram ishte edhe Milani, por sulmuesi zgjodhi ngjyrat zikaltër të Milanos.

Në prezantimin si lojtar i Interit, klubi italian theksoi se Thuram është i shpejtë mjaftueshëm për të kaluar çdo pengesë dhe për të arritur te objektivi, ndërsa zikaltërit shprehen se 25-vjeçari e mban mend mirë edhe mësimet nga babai i tij, i famshmi Lillian që në Serie A ka luajtur për Parmën dhe Juventus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania lidere për turizëm “Sharr Travel”, edhe këtë verë vazhdon…