Thurami humbet ndeshjen ndaj Bolognas, rrezikon edhe derbin me Milanin

18 prill 2025 | 16:11

Skuadra e Interit ka eliminuar Bayern Munchenin nga Liga e Kampionëve, por të premten ka marrë një lajm aspak të mirë.

Sulmuesi francez, Marcus Thuram, ka kryer ekzaminime mjekësore ku është konstatuar një lodhje muskulore në muskujt aduktorë të kofshës së majtë.

Klubi ka njoftuar se gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite, por ajo që dihet tashmë është se Thuram nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bolognas këtë fundjavë.

Mungesa mund të jetë edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës…