Thyhen zyrat e BE-së në Bruksel
23 janar 2022
| 20:02
Zyrat e Bashkimi Evropian në Bruksel janë sulmuar nga protestuesit të cilët kundërshtonin masat anti-C në Belgjikë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i cili e ka dënuar këtë akt.
“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel duke përfshirë edhe zyrat e BE-së”, ka shkruar Borrell në “Twitter”.
Strongly condemn the senseless destruction and violence at the manifestation in Brussels today, including against our @eu_eeas /@EU_FPI premises.
Thanks to the women and men of the @federalepolitie @policefederale for their action. #Bruxelles pic.twitter.com/YWF9lv5xMx
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 23, 2022