Thyhet banka TEB në Suharekë, katër të dyshuarit përdorën eksploziv
15 dhjetor 2019
| 11:20
Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, në rrugën ”Brigada 123”, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.
Sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.
Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa personat që e kanë sulmuar bankën janë larguar në drejtim të panjohur.