Thyhet rekordi Guiness, njihuni me përmasat e tortës 27 tonë
19 janar 2020
| 13:35
Rekordi Guiness për tortën me përmasa më të mëdha në botë është vendosur së fundmi në Indinë e Jugut. Torta e gjatë 6 kilometra e gjysmë është e trashë 10 centimetra dhe peshon 27 tonë.
U deshën rreth 1 500 pastriçierë për të bërë një tortë për Guinness.
Një rrip shumë i gjatë me tortë sfungjeri u shtrua në dhjetëra tavolina të rregulluara në qytetin e Thrissur, kryeqyteti kulturor i Keralas, në jug të Indisë.