Thyhet selia e PDK-së në Therandë
03 janar 2020
| 13:26
Sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e Zyrës së Degës së PDK-së në Therandë.
Menjëherë është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin. Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia në cilësinë e provave disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë.
Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e Selisë sonë në Therandë, prandaj ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
PDK Dega në Therandë.