Thyhet zyra e stacionit hekurudhor në Pejë
Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.
Kështu ka ndodhur edhe me zyrën e stacionit hekurudhor në Pejë, pasi gjatë ditës së sotme ka qenë cak i një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga personi përgjegjës, i cili ka bërë me dije se janë thyer katër xhamat e zyrës, duke u shkaktuar kështu dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dëmtimi ose shkatërrimi i pronës’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të identifikohen personat e dyshuar.