T’i dhurosh të dashurës 1 250 trëndafila
07 shtator 2018
| 11:06
I riu i dhuroi të fejuarës 1 250 trëndafil të kuq. Një për çdo ditë të jetuar së bashku. Ky është gjesti i dashurisë i konceptuar nga Devid, drejtuesi i një bari kokteji, për të fejuarën e tij Raffaella.
Siç raporton “Il Gazzettino”, çifti nga Sabaudia e Italisë janë bashkë prej rreth katër vjetësh, por kohët e fundit ishin ndarë për shkak të një grindjeje.
Tani që janë pajtuar, Devid donte ta habiste të fejuarën e tij, duke i bërë një kompozim rekord nga luleshitësi i tij i besueshëm Angelo Pilati.