
T’i forcojmë aleancat tona me miqtë tanë
19 shkurt 2024
| 08:11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndihet e nderuar nga prania e miqve dhe aleatëve të cilët u bashkuan për festën e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Osmani kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë.
“T’i forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, shkroi ajo.