“Ti je i pafè”! Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit!

10 prill 2024 | 18:59

Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë, Egla i thotë Meritonit se është i pafè dhe i pafytyrë.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Egla dhe Meritoni, dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin. Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë, Egla i thotë Meritonit se është i pafè dhe i pafytyrë. Sipas Eglës, për ditëlindjen e saj Meritoni  është sjell keq ndërsa Natën e Kadrit ndryshoi sjellje.

Egla: Ti provokon, nuk do arrish më asgjë tjetër

Meriton: Asnjëherë, është për përndjekje

Egla: E ke gojën me myk të bardhë

Meriton: Ça nuk the për profesionin. Përmend çmimet, televizionin, me punu në televizion është respekt. Me fè thotë kujdes…

Egla: Pse zë fenë në gojë

Meriton: Jam besimtar

Egla: Ti je i pafè, sepse natën e Kadrit, pasi më nxive ditëlindjen time ke ndryshuar nga ‘kështu kështu’. Besimtar është gjithë vitin, jo vetëm një natë

Meriton: E ofendon tjetrin, qëndro vetvetja, çoje ndonjë shishe për qejf

Egla: Je i pafytyrë. Ta dhashë mundësinë të flasësh, tani mos fol më.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti kinez Xi Jinping i tha ish-presidentit të Tajvanit Ma…