“Ti je një baba dhunues”/ Paloma zbulon si ndihet bashkëshorti pas rrëfimit të saj: është revoltuar…
Gazetarja e njohur, Paloma, e cila ka pak ditë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka qenë ditën e sotme e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të komentuar jetën e saj tani jashtë.
E pyetur se si ka reaguar bashkëshorti i saj rrëfimin që ajo bëri për jetën private, Paloma tha se “është revoltuar me titujt e medieve”.
“Pas takimit me bashkëshortin në BB VIP nisa të bëhesha më agresive. Mendoja se si do ndihej emocionalisht. Ai po ndërton një karrierë, po bën një album. Më dukej se do penalizohej, edhe pse e tregova për të dhënë një mesazh. Ishte pak i revoltuar, jo me mua, sa me interpretimin e titujve. Shkruhej se ti je një baba dhunues, i keq, ku mesazhi ishte krejt e kundërta”, tha Paloma.
Sipas saj, historinë e saj e tregoi për tu thënë të gjitha femrave që të reagojnë kur shohin se kanë probleme.
“Ai është një prind, nesër do rritet fëmija dhe do lexojë tituj bastard. Kam luftuar e luftuar derisa erdhi një moment që kaloi më shumë se debat dhe unë e denoncova. Mesazhi ishte mos hezitoni, nëse keni probleme reagoni.
Edhe unë njeri i gjallë jam. Kam treguar momente të ndryshme që ne i ndamë të gjithë bashkë. Nuk jam bërë pishman se e kam treguar këtë histori”, tha gazetarja e njohur.