‘Ti je një…!’, Bellingham ofendon gjyqtarin, rrezikon të dënohet

22 shtator 2024 | 13:50

Real Madrid mbrëmë morri tre pikë të reja, pasi e mposhti Espanyloin me përbysje të rezultatit nga 0-1 në 4-1.

Carvajal, Rodrrygo, Vinicius Jr dhe Mbappe ishin golashenues për klubin mbretëror.

Por gjatë kësaj ndeshje, Jude Bellingham u filmua duke fyer gjyqtarin, pasi mori një karton të verdhë.

Mesfushori anglez ishte i tensionuar dhe u ndeshkua me karton të verdhë pasi protestoi për një ndërhyrje nga kundërshatari i tij.

Sipas mediave spanjolle, ai më pas iu drejtua gjytarit me fyrje duke i thënë : “Ti je një mut!” ose “Çfarë muti!”, transmeton indeksonline. Kjo fyrje nuk ishte dëgjuar nga gjyqtari kryesor, por Bellingham rrezikon të dënohet nëse kjo konfirmohet pasi të shikohen pamjet e filmuara.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan ka…