Ti më përket mua, unë i përkas këtij blloku shënimesh dhe këtij lapsi
Nga: Aurel Plasari
Ditë shiu në Parisin e viteve ’30. Hemingway i ri, ende pa famën e mëvonshme, por gazetar i mbushur mendjeje që do të bëhet shkrimtar, futet në ‘Cafe des Amateurs’, rruga Mouffetard, për të pirë diçka dhe – si rëndom – për të shkruar. Porosit një kafequmësht dhe nxjerr nga xhepi bllokun e shënimeve, lapsin: shkruan për një ngjarje në Miçigan.
E përfundon tregimin, pas një rumi tjetër. Tregimi sikur ishte shkruar vetiu! Dhe, ai ndihet i lumtur si gjithnjë pas një përfundimi të tillë. Porosit një duzinë cigaresh ‘portugaises’ dhe një kanë verë të bardhë shoqëruar me stridhe. Po vajza? Ajo ndërkohë ka ikur. Shkrimtari me vete: “Unë të pashë, vajzë e bukur, dhe ti tani më përket mua, këdo që të presësh, edhe nëse kurrë më nuk do të të shoh përsëri. Ti më përket mua, si gjithë Parisi që më përket mua, dhe unë i përkas këtij blloku shënimesh dhe këtij lapsi”.