T’i ndihmojmë Turqisë

06 shkurt 2023 | 19:06

Publicisti Muhamet Mavraj ka reaguar pas tërmetit prej 7.8-shkallësh të rihterit që goditi Turqinë dhe Sirinë në mëngjesin e sotëm, i cili shkaktoi mijëra viktima dhe mijëra të lënduar.

Mavraj ka vënë flamurin turk në fotografinë e profilit në llogarinë e vet në “Facebook” dhe ka kërkuar që Kosova t’i dërgojë njësitë e shpëtimit të FSK-së në Turqi.

Mavraj ka përkujtuar edhe një fakt që u vjen vështirë shumë njerëzve ta përmendin: refuzimin e ndihmës së kërkuar për dërgimin e FSK-së në Drenicë dhe Mitrovicë gjatë ditëve të vërshimeve shkatërruese muajin e kaluar.

Postimi i plotë i tij:

Turqia dhe Siria po pësojnë tragjedi nga tërmetet radhazi që nga mëngjesi. Me dhemb zemra për viktimat dhe klithmat nën rrënojat masive. Lutemi për ta me krejt çfarë quhet njerëzillëk brenda njeriut! Kemi një ushtri. Ta tregojmë veten në këtë urgjencë siç bëmë në disa raste jashtë vendit.

P.s.
Ende e ndiej ftohtësinë e fundbarkut që më la pa fjalë: refuzimin për t’u dhënë ndihmën e FSK-së në vërshimet shkatërruese Drenicës e Mitrovicës. Atje është vendlindja e saj.

©
(Komentoni me maturi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pagat e ushtarakëve…