Ti o Promethe (Adem Demaçit)

25 tetor 2018 | 12:30

Kush je ti?
Që shkon e vjen,
Si flladi i erës në vendin tim.
O Adem Demaçi ndalo njëher,
Të t’marr n’përqafim.

E sot për t’fundit herë,
Qyteti krenar, nëpër rrugët e tij,
Dhembshurisht të përqafon,
Ty të thot: Lamtumirë!!!
Të gjitha, ( të gjitha nuk thuhen dot)
Te gjitha i thanë…

Për TY
Kush ishe e kush je,
Por TI do të mbetesh
Në vendin tim.
Gjithmonë AI PROMETHE

Shkelzen Ukëhaxhaj
Poezi e shkruar me rastin e ditës së varrimit të Adem Demaçit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën…