Ti Xhevdet, kundërshtarët i vrisje me suksese, e i varrosje me buzëqeshje!

10 qershor 2023 | 23:55

(Dedikur legjendës futbollit shqiptarë, dhe mbrojtësit fenomenal Xhevdet Muriqit)

Enver D.HALILI

Kur dikur kundërshtarët rival e armiq ju venin ndërkambcën për të ju rrëzuar, e ju i kërcenit, më shumë ju shkaktonte dhimbje ai kërcimi se sa të ju kishin thyer këmbën!

Por ty z. Muriqi askush nuk mund të frigonte as në fushë, as jashtë fushë (e dëshmuat në mes të Beogradit, kur ti e Sahiti ju kundërshtuat e kthyet përgjigjen si e kërkonin ata)

Ti kurrë nuk frigohesh askund sepse ti ishe futbollist, e futbolli për ty nuk ishte vetëm lojë, po edhe qëndrim!

Por gjithësesi mund të them se ata i frigonte fakti se ti nuk frigoheshe!

Kjo dëshmon se disa tregime pëshpëritën, e tregimet e tua janë të gjalla!

Pak si prap e fillova këtë editorial për ty legjend e futbollit, e karakterit e vyrtyteve të larta njerëzore, por duhet ta dijmë se pas disa fjalëve nuk ka më fjalë!

Kurse disa sportist e njerëz nga e kaluara mbesin atje në të kaluar, kurse të tjerët i mbijetojnë kohërat nëpër histori sikur ti oj legjend!

I lindur më 4 mars të vitit 1962 në qytetin e bukur të Pejës, hapat e para të karrierës së tij futbollistike i filloj në klubin e qytetit së bashku me vllaun Fadilin, në KF Kristal nga Peja, si Junior, pastaj nga viti 1981 deri në vitin 1989, ishte pjesë e Gjigandit të futbollit tonë KF “Prishtina” nga Prishtina, prap me vëllain Fadilin

Ku ishit pjesë e “Gjeneratës së Artë” të KF “Prishtinës”, ku ishin pjesë përbërse e klubit në Elitën e futbollit të ish shtetit artificial YU!

Xhevdeti është i martuar dhe është prind i vajzës Marigona, vajza është e martuar me ish futbollistin e njohur gjakovar z.Roland Durakun.

Dhe qe dy vite Xhedo, është bërë edhe gjysh i lumtur me mbesën Dea.

Ti Xhedo ke fituar ndeshjet edhe kur ke pësuar disfata, sepse gjithnjë ecje kryelartë e krenar, sepse ishe i vetëdijshëm për vlerat e tua!

Për ty nuk ekzistonte kurrëfar zavendësimi në fushë të lojës, aty ku ty vetëm topi i lojës të bënte të lumtur, sepse ti e plotësoje me angazhim, guxim e këmbëngulje për të sjellë fitoret klubit që i mbroje ngjyrat!

Pastaj pas largimit nga foleja shqiptare, kur nuk i vinte më era sport tek ne, u transferuat prap me vllaun Fadilin në klubin kroat NK “Rijeka” po nga Rijeka, po në Ligën Elitare të futbollit Kroat!

Pastaj transferoheni në NK “Shibenik” nga Shibeniku i Kroacisë, ku Xhedo kaloi plot 8 vite, duke dëshmuar e treguar ndeshje cilësore, edhe kuptohet se ky është shkaku që ka luajtur në përbërje të parë, pra performancat e shkëlqyera.

Ti Xhedo kurrë nuk je gëzuar kur ka rënë pipi i fundit i arbitrit për përfundim të ndeshjëve, sepse ishe aq i përgaditur sa të dukej e mangët ajo kohë, e nuk tu plotësonin dëshirat e tua të zgjatej lumturia e të luajturit futboll!

Ditët që të thyenin ishin ditët që të formonin për jetë miku im, sepse jeta ju jep luftërat më të vështira, ‘Luftëtarëve të mëdhenjë’.

Vrapimi pas gjërave nuk është jetë, jetë është ajo çka ke krijuar e ke lënë pas, sepse njerëzit edhe i thonë të gjitha, por vetëm duhet t’i lexojmë!

Xhevdet Muriqi e përfundon karrierën e tij të begatëshme duke luajtur në Ligën e Dytë të futbollit Kroat në NK “Imotska Krajina”.

Xhevdet Muriqi ka bërë këto shifra impozante për një karrierë futbollistike të kohës, e në kohën e tijë, e tonën.

Vitet 1981-1989 – KF Prishtina, ndeshje 82, gola (6)

Vitet 1989-1990-NK Rijeka, ndeshje 10, gola(0)

Vitet 1990-1998-NK Shibenik, ndeshje 199, gola (15).

Xhevdet Muriqi ishte një futbollist korpulent, mjeshtër i korësisë së vetë, me një teknik fantastike, i fuqishëm dhe i pakaluar në duele, kur nisej në sulm në krahun e tij vraponte si rrufe.

Aplikoi i pari në rrethin e tij, mbrojtësin e krahut si sulmues me deportime e krosime të sakta e të fuqishme, më shumë afinitet e përformanca të shkëlqyera që nuk i harronë populli i futbollit.

Një mjeshtër futbolli që me punën e vetë e kontributin e dhënë u krijua në legjendë, e u fut në histori sikur është zgjedhja e tij në formacionin më të mirë shqiptarë të Kosovës i të gjitha kohërave, po në pozitën e vetë, nga expertët e historisë futbollit, nga IFFHS.

Koha gjithënjë ka dëshmuar kush është fitues, e kush justifikues!

Unë i dua e vlerësoj njerëzit si ju mik legjendë, që kanë vlerë, e jo çmim.

Xhevder Muriqi me familje tani jeton në qytetin Hanover të Gjermanisë.

Paç pleqëri të mbarë legjend!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte musafir nderi në darkën…