![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/AF6E30D3-1908-47C0-AADB-F04DB7876F79.jpeg)
Tibo.tv e Tiranës piraton Dukagjinin, Kanal 10 e Alsat M
Dy televizione nga Prishtina e një nga Shkupi, po piratohen nga tibo.tv e Tiranës.
Kjo kompani po vazhdon, pavarësisht paralajmërimeve të operatorëve kabllorë legalë si Artmotion e RTV21, t’i transmetojë padrejtësisht, Alsat, dukagjinin e Kanal10.
Drejtuesja e Tibo.tv, Blerina Kapaj, thotë se ka marrëveshje direkte edhe më ALSAT M, por është Artmotion që kundërshton duke thënë se e ka të drejtën e distribuimit të këtij televizionin në gjithë botën, përjashto Maqedoninë e Veriut.
Megjithatë, ajo nuk ia dërgoi Klanit dëshmitë e kontratës me Alsat, siç premtoi ai, shkruan Klankosova.
Por, është edhe Top Channel që pretendon se tibo po i vjedh programet e TOP Medias dhe Digitalbit.
E lidhur me digitalb, Kapaj tha se pavarësisht prishjes së akordit, e kanë të drejtën të transmetojnë kanalet kosovare deri me 22 maj 2022.