![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/TIFOZET-KUQEZI.jpg)
Tifozat Kuq e Zi i këndojnë Adem Jasharit në Londër
12 nëntor 2021
| 19:06
Sonte Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë përballë asaj të Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Atmosferë e zjarrtë po mbretëron në rrugët e Londrës nga Tifozat Kuq e Zi, të cilët kanë udhëtuar për t’i dhënë mbështetje Shqipërisë.
Në një video të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, Tifozat Kuq e Zi shihen duke kënduar këngën për komandantin Adem Jashari.
Kujtojmë se sonte me fillim nga ora 20:45 në Wembley, Anglia e pret Shqipërinë.