“Tifozat Kuq e Zi” me kërkesë për tifozët shqiptarë: Çdo shtëpi, një flamur
Tifogrupi i Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shpërndarë një njoftim në rrjetin social “Facebook”.
Ata kërkojnë nga tifozët shqiptarë anëembanë botës, të pajisen me një flamur të Shqipërisë.
“Përkrahe kombëtaren në ‘EURO 2024’, duke e stolisur shtëpinë, apartamentin, ballkonin, veturat, duke u veshur e duke i dhënë mbështetjen maksimale përfaqësimit të shqiptarëve në këtë ngjarje të madhe sportive. Vendos një flamur, si identitet, si shenjë përfaqësuese e përbashkësuese, për të treguar dashurinë e madhe për kombëtaren”, thuhet në njoftim.
Shqipëria nis aventurën në “EURO 2024” më 14 qershor ndaj Italisë në “Signal Iduna Park” në Dortmund.
Ndeshjen e dytë, kombëtarja kuqezi e luan ndaj Kroacisë më 19 qershor, derisa fazën e grupeve e mbyllë me Spanjën më 24 qershor.