‘Tifozat Kuq e Zi’, Qeverisë së Shqipërisë: Hapeni stadiumin për sfidën ndaj Anglisë

10 mars 2021 | 18:04

Në prag të ndeshjes kundër Anglisë në “Ait Albania” tifo-grupi më i famshëm i kombëtares sonë, “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë kërkuar zyrtarisht qeverisë që të jenë të pranishëm.

Sipas tyre, mund të shqyrtohet mundësia e hapjes së stadiumit në masën 30 për qind.

“Duke marrë parasysh që kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaft të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër Covid-19. Kërkojmë nga qeveria shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive. Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, po ashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me Covid-19 që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30 % të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore). Me këtë rast kërkojmë nga FShF që të shtojë presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga tifozët Kuq e Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Izet Abdyli Ishte një nga ditët e zakonshme të vitit.…