Tifozët bënin thirrje ‘Kosova është Serbi’, Ujkani kap penisin përballë tyre
13 shtator 2023
| 08:48
Rumani – Kosovë, ndeshja më e rëndësishme e të dy ekipeve përfaqësuese për kampanjën kualifikuese për Euro 2024, ka zgjatur rreth tri orë, për arsye se tifozët vendas shpalosën banderola që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin. ‘Kosova është Serbi’ brohoritnin ata.
Gjyqtari kryesor i dërgoi futbollistët në zhveshtore pasi ndeshja ishte tensionuar jashtëzakonisht shumë.
E për t’iu përgjigjur thirrjeve të tifozëve racistë vendas u përkujdes portieri rezervë i Dardanëve, Samir Ujkani.
Ujkani duke shikuar nga tribunat kap penisin me dorë.
Mediet rumune e kanë kritikuar Ujkanin për gjestin e bërë, por gjesti i portierit nuk ka qenë më i rëndë se parullat raciste dhe nacionaliste të tifozëve vendës.