Tifozët brohoritnin ‘Messi-Messi’, Ronaldo kapi organin gjenital (video)
19 prill 2023
| 11:40
Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të turpshëm drejt tifozëve të ekipit kundërshtar. Derisa ata brohoritnin “Messi-Messi”, CR7 u xhirua teksa kapi organin e tij gjenital. Ai u kritikua shumë për këtë veprim.
Kjo sjellje e fituesit të pesëfishtë të “Topit të artë” erdhi pas humbjes në derbi kundër Al-Hilal, me rezultat 0:2.
38-vjeçari u transferua tek skuadra e Arabisë Al-Nassr, në fund të vitit 2022. Cristiano Ronaldo deri më tani ka arritur t’i realizojë 11 gola.
https://twitter.com/i/status/1648438613473128448