Tifozët çekë dhe serbë provokojnë shqiptarët
11 tetor 2024
| 21:15
Në tribunat e stadiumit në Pragë, huliganët serbë e çekë, kanë dëmtuar flamujt shqiptar duke vendosur kryqa mbi ta, dhe pranë flamurit shqiptar kanë vendosur flamujt serb me hartën e Kosovës brenda tyre. Deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj huliganëve të cilë po qëndrojnë në stadium për të përcjellë ndeshjen Çeki-Shqipëri. E për të shiquar këtë ndeshje kanë shkuar shumë shqiptar nga diaspora, në mbështetje të kombëtares shqiptare.
(Foto: Shpend Mula)