Tifozët e AEK-ut i kundërpërgjigjen rivalëve të Olympiacosit: Kosova është Shqipëri
06 tetor 2023
| 11:22
Skuadra greke, AEK, ka luajtur mbrëmë kundër Ajaxit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
E veçanta në këtë ndeshje ishte pankarta “Kosova është Shqipëri”, që tifozët grekë e shpalosën në stadium.
Kjo pankartë nga tifozët e AEK-ut ishte kundërpërgjigje ndaj tifozëve të rivalit të tyre më madh, Olympiacosit, të cilët në ndeshjen kundër Arisit shpalosën një pankartë ku thuhej “Kosova është Serbi”.
Ndeshja në mes AEK-ut dhe Ajaxit përfundoi baras, 1-1.