Tifozët e APOEL-it e presin Crvena Zvezdën me mesazhin: Kosova është Serbi
Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL Nicosia me thirrjet: “Kosova është Serbi”, raportojnë mediet serbe.
Zvezda sonte zhvillon ndeshjen me Omonia Nicosia në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, por pritje u kanë organizuar tifozët e klubit tjetër nga Qipro.
Ekipi serb është pritur me fishekzjarrë dhe këngë por nuk ka munguar edhe një mesazh: Kosova është Serbi. Qipro është një prej shteteve të rralla nga Bashkimi Evropian që ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës andaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe.
Kosovo is Serbia
Red Star support from
APOEL ULTRASOrthodox Brothers@crvenazvezdafk @apoelfcofficial pic.twitter.com/4kn4ssH7TY
— Orange Eye (@OrangeEye7) September 15, 2020