Tifozët e Atleticos kundër Moratas
27 janar 2019
| 09:30
Sulmuesi Alvaro Morata kontestohet nga një pjesë e konsiderueshme e tifozërisë së Atleticos së Madridit.
Në takimin ndaj Getafes, e fituar 2-0 nga “Los Colchoneros”, pati kore kundër blerjes së ish-sulmuesit të Realit të Madridit. Pikërisht e shkuara “merengues” e futbollistit aktual të Chelsea-t mësohet se është arsyeja e këtij reagimi të fansave të Atelticos, që duket qartë se nuk e kanë pritur mirë këtë zgjedhje të drejtuesve të klubit.
“Më mirë Borja Garces sesa Morata”, thirrën një pjesë e mirë e tifozëve në “Wanda Metropolitano”, duke nxitur kështu promovimin e një sulmuesi të skuadrës së të rinjve, që ende nuk i ka mbushur 20-vjeç.