Tifozët e Barcelonës: Largojeni menjëherë Lengletin nga ekipi

09 dhjetor 2021 | 16:27

Clement Lenglet u bë protagonist i një episodi në përfundim të sfidës kundër Bayernit në Champions, që përfundoi 3-0 në favor të gjermanëve dhe e çoi skuadrën spanjolle në Europa League. Tifozët e klubit katalanas nuk e kanë pritur mirë gjestin e mbrojtësit pas ndeshjes me Lewandowskin dhe kanë nisur sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale.

“Si nuk ke turp, ajo fanellë përfaqëson miliona tifozë”, “Duhet të ikë menjëherë”, “Gavi qan në mes të fushës, ndërsa Lenglet qesh. Përzëreni”, “Lojtarë si ai duhet të shiten, nëse Barcelona kërkon që të ringrihet”, “Nuk dua ta shoh më këtë lojtar me fanellën e Barcelonës”, janë disa nga komentet e tifozëve.

E njëjta situatë ka ndodhur më parë me Hazard në muajin maj, teksa çmendi tifozët e Realit të Madridit, sepse u fotografua duke bërë shaka me ish-shokët e Chelsea, kur sapo ishte eliminuar në gjysmëfinalen e Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi sot në fillim të seancës së 54-të i konstatoi…