Tifozët e Buduçnostit para lojës me Llapin, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

11 korrik 2022 | 15:35

Tifozët e Buduçnost,pak para ndeshjes e ekipit të tyre  me Llapin, kanë provokuar duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në hartë.

Tifozët nga Podgorica, të quajtur “Varvari”, kanë paralajmëruar ardhjen e tyre me këtë provokim, përmes një postimi në “Facebook”, në faqen zyrtare.

“Kualifikimi për në ligën e konferencës! 14.7. ‘Varvari’ për udhëtim mund të regjistroheni sot nga ora 16 deri në 22, në dyqan. Duhet ta sillni një kopje të letërnjoftimit. Kilometra po kalojmë , pengesat të gjitha i shkelmojmë”, ka shkruar ky grup në “Facebook”.

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Buduçnosti në lojën e parë kishte fituar me rezultat 2:0 në Podgoricë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci,…