Tifozët e Interit kërkojnë rikthimin e Contes
13 mars 2023
| 11:40
Pozita e Simone Inzaghi si trajner i Interit është e lidhur shumë me ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos.
Tifozët nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual dhe kanë kërkuar rikthimin e Antonio Contes, i cili pritet të largohet në fund të edicionit nga Tottenham Hotspur. Interi e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Portos, derisa në Seria A ka humbur garën për titull.