Tifozët e PSG-së sulmojnë tre yjet e skuadrës

24 shkurt 2020 | 15:15

Situata te PSG-ja nuk është aspak e mirë, aq më tepër edhe pas asaj humbje me Dortmundin në Ligën e Kampionëve, ku loja e ekipit francez nuk kënaqi aspak, duke ditur se nga të gjithë kërkohet fitorja e këtij kompeticioni.

Tifozët parisien të pakënaqur nga skuadra e tyre, kanë shpalosur një banderolë në ndeshjen ndaj Bordos, e fituar nga PSG-ja me rezultatin 4-3.

Tifozët kanë “sulmuar” tre nga lojtarët më të mirë të ekipit, siç janë Thiago Silva, Kylian Mbappe dhe Neymar. Në drejtim të këtyre lojtarëve ka pasur një banderolë ku shkruhej: “Ju nuk keni personalitetin e duhur, për këtë ekip”. Pikërisht thuhet se të 3 këta futbollistë në merkaton e verës do të largohen nga ekipi francez, me destinacionet që nuk dihen ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka…