Tifozët e Realit: Ja cili është futbollisti që duam në “Bernabeu”
Tifozët e Real Madrid do të preferonin që Harry Kane të bëhej “galaktiku” i radhës në klubin spanjoll. Sulmuesi i Tottenham është më i preferuar se Neymar, lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit.
Në një sondazh të bërë nga gazeta madrilane “Marca” rezulton se 34% e mbi 100 mijë votuesve do të dëshironin të shihnin Kane në “Santiago Bernebeu”. Sulmuesi anglez, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në planet gjatë vitit kalendarik 2017 me 56 gola, ka marrë më shumë vota se dy lojtarët e PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe. Ai ka lënë pas shpine edhe “bomberin” e Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Rezultatet e anketës ku morën pjesë më shumë se 100 mijë tifozë: Harry Kane 34%, Neymar 23%, Kylian Mbappe 14%, Robert Lewandowski 9%, Eden Hazard 8%, Mauro Icardi 6%, Paulo Dybala 6%
Harry Kane ka fituar në këtë anketë ku morën pjesë tifozët e Real Madrid he mes alternativave të tjera ishin edhe Eden Hazard i Chelsea, Mauro Icardi i Inter dhe Paulo Dybala i Juventus, raporton “Telesport”. Gjithashtu, tifozët u pyetën se cili repart ka nevojë për më shumë përforcime te skuadra e Zinedine Zidane dhe 88% e tyre votoi se ka ardhur koha që treshja Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale të shkrihet. Real Madrid është 14 pikë larg Barcelonës në garën për titullin në La Liga, pasi ka shënuar 15 gola më pak se gjigantët katalanas.