
Tifozët e River Plates ‘luftë’ me Policinë
10 dhjetor 2018
| 17:10
Fitorja e trofeut Libertadores nga skuadra e River Plates ka çuar me gjendje deliri me mijëra tifozë të skuadrës argjentinase. Kryeqendra e festimeve ishte sheshi i Republikës në qendër të Buenos Aires.
Mjaftuan pak minuta që situata të përkeqësohej dhe mes policisë dhe tifozëve filluan përleshjet. Në përpjekje e sipër për të neutralizuar plumbat e gomës, policia argjentinase qëlloi me plumb gome, si dhe përdori gaz lotsjellës.
Bilanci përfundimtar i trazirave është 20 të arrestuar dhe mbi 30 të plagosur. Fatmirësisht bëhet fjalë për dëmtime të lehta.