Tifozët e Vardarit sulmojnë shtetasit e Kosovës
08 dhjetor 2019
| 19:49
Tifozët e Vardarit të quajtur edhe “Komitët”, të pajisur me thika e shkopinj kanë sulmuar gjatë ditë së sotme makinat me targa të huaja, kryesisht ato me targa të Kosovës.
Më pas përleshja ka degraduar edhe fizikisht mes komitëve dhe pronarëve të makinave.
Menjëherë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat të dyja palët, si komitët po ashtu edhe shtetasit e Kosovës dhe për momentin po merren në pyetje nga organet hetimore, shkruan “Alsat-M”.