Tifozët e Vëllaznimit kërkojnë rikthimin e Egzon Gashit
01 tetor 2018
| 17:18
Tifozët e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova po kërkojnë rikthimin e sulmuesit Egzon Gashi, i cili është larguar nga kjo skuadër gjatë verës dhe ende vazhdon të jetë lojtar i lirë.
“Ende është i pakuptueshëm largimi i sulmuesit Egzon Gashi nga Vëllaznimi dhe po vërehet mungesa e një qendërsulmuesi. Gashi ishte ndër më meritoret që Vëllanzimit u rikthyer në Superligë sezonin e kaluar, ku kishte kontribuar me 230 gola”, thuhet në reagimin e tifozëve kuqezi.
Skuadra e Vëllaznimit aktualisht pozicionohet e treta në Ligën e Parë të Kosovës në futboll me 12 pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/