Tifozët e Wimbledon-it në këmbë për të nderuar krijuesit e vaksinës: Shpëtuan mijëra jetë

29 qershor 2021 | 22:58

Një pritje e jashtëzakonshme iu është bërë krijuesve të vaksinës së AstraZeneca kundër koronavirusit në turneun e tenisit “Wimbledon”, ku të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta këta njerëz vërtetë të veçantë që me kontributin e tyre kanë shpëtuar qindra mijëra jetë.

Organizatorët e turneut të famshëm kishin shpërndarë gjithashtu ftesa e bileta dhe për punëtorë të tjerë të sistemit të shëndetësisë që u përballën në vijën e parë të frontit gjatë muajve më të rëndë të pandemisë.

Mes të ftuarve kryesore në “Royal Box” ishin Dame Sarah Gilbert, një nga krijuesit e vaksinës së Oxford/AstraZeneca dhe kreu i grupit të Oxford, Andrew Pollard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian, mes Suedisë…