Tifozët gjakovarë dogjën flamurin e Serbisë dhe shpalosen një parullë për Mitrovicën

24 tetor 2022 | 01:14

Rikthimi i Vëllaznimit në Superligën e Kosovës në basketboll, ka rikthyer edhe atmosferën e zjarrtë që krijohet në palestrën “Shani Nushi”.

Një atmosferë e tillë u krijua edhe këtë të diel, në ndeshjen Vëllaznimi – Trepça, e vlefshme për javën e shtatë.

Përveç atmosferës, edhe ndeshja ishte tejet interesante – teksa fituesi i përcaktua në sekondat e fundit, me gjakovarët që shënuan fitore me rezultatin 75:72.

Tifogrupi “Kuqezinjët e Jakovës” në këtë ndeshje shpalosen një parullë me mbishkrimin: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”.

Krahas kësaj parulle, në tribunën ku ishin të vendosur tifozët u pa duke u djegur flamuri i Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka thënë se është një ndjenjë…