![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/bryant-3.jpg)
Tifozët kërkojnë të shtohet Bryanti në logon e NBA-s
Më shumë se 1.5 milion njerëz e kanë përkrahur një peticion për ta përdorur imazhin e legjendës së basketbollit Kobe Bryant si logon e re zyrtare të NBA.
Kobe Bryant, i cili konsiderohet njëri ndër basketbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, vdiq të dielën. Ai dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën shkaku i helikopterit të rrëzuar në Kaliforni.
Logoja aktuale e NBA ishte dizajnuar nga Alan Siegel, dhe ajo e përbën siluetën e një tjetër legjende të LA Lakers, Jerry West, i cili është 81-vjeçar. Duke shkruar në Change.org, Nick M e nisi peticionin duke shkruar: “Shkaku i vdekjes së pakohë dhe të papritur të të madhit Kobe Bryant, ju lutem nënshkruajeni këtë peticion në tentim për ta përjetësuar atë përgjithmonë në logon e re të NBA”.
Shumë tifozë i kanë publikuar versionet e tyre të kësaj logoje, duke e bërë një version të logos aktuale, por me siluetën e Bryant.
Përveç një ndryshimi të vogël në fontin e shkronjave në vitin 2017, logoja e NBA ka qenë e njëjta që kur u dizajnua fillimisht në vitin 1971. Ende nuk dihet nëse autoritetet përgjegjëse të NBA do të jenë të gatshëm ta ndryshojnë atë tani, ndërsa ende s’kanë komentuar as drejtuesit e Los Angeles Lakers.