Tifozët kritikojnë Hysajn, Lazio i del në mbrojtje

19 korrik 2021 | 19:50

Elseid Hysaj ka qenë në qendër të polemikave ditët e fundit për shkak se këndoi këngën “Bella Ciao” para shokëve të tij, një kolonë zanore kushtuar lëvizjes partizane në mbarë botën dhe e sjellë në vëmendje nga seriali “La Casa de Papel”.

Tifozët dhe ultrasit lacialë, që kryesisht kanë pikëpamje fashiste apo anti-partizane, nisën menjëherë një fushatë intensive kundër Hysajt, me ofendime e ironi. Pas gjithë këtyre lajmeve dhe episodeve, ka reaguar Lazio, që i ka dalë në mbrojtje Hysajt për mes një deklarate zyrtare.

“Është detyra e klubit të mbrojë lojtarët dhe t’i lirojë ata nga shfrytëzimi personal dhe politik, që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor. Grumbullimi i ekipit duhet të vazhdojë me angazhim maksimal sportiv dhe në atmosferën e qetë, që ka vazhduar deri më tani”, shkruan Lazio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej lojtarëve më të mirë në vitet e fundit…