Tifozët kuqezi do të jenë të shumtë edhe në ndeshjen Kroaci-Shqipëri

18 qershor 2024 | 11:40

Nga qyteti i Dortmundit në Gjermani janë organizuar shumë tifozë shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Hamburgut sot dhe nesër.

Ashtu siç ndodhi në ndeshjen e parë, Itali-Shqipëri, edhe këtë herë, pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarësh.

Megjithatë, jo në atë masë sa në ndeshjen me Italinë, sepse edhe nga kroatët është siguruar një pjesë e mirë e biletave, duke u renditur mes 3 shteteve me kërkesa më shumë nga tifozët për ndeshjet e tyre.

Gjithsesi, e sigurt është që në Hamburg pritet një uragan kuqezi me mijëra tifozë, që do të jenë në mbështetje të ekipit kombëtar në ndeshjen kundër Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rekord është shënuar në NATO ku 23 vende nga…