Tifozët kuqezi me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Kroacinë
18 qershor 2024
| 16:00
“Muri kuqezi” që zëvendësoi atë verdhezi të Dortmundit në “Signal Iduna Park” të shtunën përballë Italisë nuk do të jetë mrekullia e vetme që do të dhurojnë tifozët e kombëtares në Evropian.
Nëse në Dortmund u thyen të gjitha rekordet me 50 mijë tifozë shqiptarë në tribuna, spektakli duket i garantuar edhe për ndeshjen me Kroacinë.
Në Hamburg përllogaritjet tregojnë se 30 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm për të mbështetur djemtë e teknikut Silvinjo në Volksparkstadion që ka një kapacitet prej 49 mijë ulësesh.
Përveç tifozëve që do të shkojnë individualisht, do të ketë edhe një marshim në grup drejt stadiumit, i organizuar dhe drejtuar nga tifogrupi më i madh pranë kombëtares, Tifozat Kuqezi.
View this post on Instagram