![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/premier-liga.jpg)
Tifozët në Premier Ligë pritet të rikthehen më 1 tetor
29 korrik 2020
| 22:29
1 tetori mund të jetë dita e madhe e rikthimit të tifozëve në stadiume.
Lajmi që qarkullon prej javësh në mediat angleze është konfirmuar nga sekretari i Sportit, Nigel Huddelstone, i cili u shpreh së fundi se vetëm në fillimin e muajit tetor mund të nisë mbushja e pjesshme e stadiumeve me tifozë në Premierë Ligë.
“1 tetori është synimi ynë kryesor. Nëse shikoni disa nga njoftimet tona, disa janë shtyrë në kohë, disa i kemi kthyer pas, por kjo është përfundimtare. Do të isha i habitur nëse kjo datë do të ndryshohej”, ka deklaruar Huddelstone.