Tifozët në Prizren tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (Video)

23 shkurt 2025 | 17:32

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë.

Tifozët vendas hyjnë në fushën e lojës duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët mysafirë.

Rasti ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi”.

Ngjarje të tilla e shëmtojnë futbollin dhe ulin vlerën e ndeshjeve të tilla.

Nuk dihet nëse ndonjë nga futbollistët ka pësuar lëndime.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Bashkangjitur i gjeni pamjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Radio Evropa e Lirë) – Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian…