Tifozët ofendojnë Panuccin, pritet shkarkimi i tij

17 nëntor 2018 | 22:26

Poshtërimi nuk ka fund. Shqipëria ka prekur pikën zero dhe fajtori i gjithë kësaj situate ndodhet në bankinë, edhe për pak kohë.

Burime të sigurta për “Telesport” bëjnë me dije se, me shumë mundësi, pas ndeshjes, presidenti Duka do t’i komunikojë shkarkimin teknikut kuqezi, duke qenë se pikërisht numri “1” i kishte dhënë edhe një mundësi, por kjo është shpërdoruar totalisht. Zgjedhjet teknike, taktika por edhe loja e dobët kuqezi kanë ndikuar.

Tifozët, ndërkohë, që janë rikthyer në stadium për shumë kohësh, kanë nisur të lënë shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa trajneri qëndron i ngrirë përpara stolit dhe vetëm tund kokën. Madje, TKZ, tifogrupi kryesor, por edhe Plista, kanë nisur koret “Panuçi vaffanculo”, disa herë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket e pabesueshme, por është e vërtet: Shqipëria pëson edhe…