Tifozët rikthehen në stadiume dhe palestra në Shqipëri
27 maj 2021
| 17:21
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-COVID-19 në Shqipëri.
Me masat e reja parashikohet edhe rikthimi I tifozëve në stadiumet dhe palestra deri në 30%.
“Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP”, shkruhet në njoftimin e bërë publik ditën e sotme.
Tifozët kanë qenë të ndaluar në stadiume dhe palestra që nga marsi i vitit të kaluar kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 në Shqipëri.