Tifozët shqiptarë i kërkojnë Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës
25 qershor 2024
| 08:03
Tifozët shqiptarë që angazhohen në diplomacinë qytetare në Düsseldorf, gjatë lojës së mbrëmshme në mes të Spanjës dhe Shqipërisë, kanë çuar një mesazh për shtetin spanjoll.
Në një billbord ata i janë përgjëruar Spanjës që ta njohë Kosovën shtet. “Nuk do të humbisni asgjë, përkundrazi do ta fitoni një mik të mirë”, shkruan në mesazhin e tifozëve në gjuhën angleze.