Tifozët sulmojnë ekipin e tyre Saint-Etienne pas rënies nga elita e futbollit francez
AS Saint-Etienne nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligue 2 në Francë.
Kjo skuadër pësoi sonte humbje nga Auxerre pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja u mbyll baras 1:1.
Falë fitores së arritur, Auxerre siguroi rikthimin në elitën e futbollit francez, teksa humbje e dërgon Saint-Etiennen një kategori më poshtë.
Tifozët e Saint-Etienne nuk kanë mundur ta pranojnë humbjen dhe rënien nga Ligue 1.
Pas përfundimit të ndeshjes, ata pushtuan fushën dhe filluan sulmet ndaj ekipit që ata përkrahin.
Nga pamjet e publikuara, shihet se ata sulmuan edhe me fishekzjarre drejt pankinës.
Grosse colère des supporters après le coup de sifflet final. L’ASSE est en L2 #ASSE #ASSEAJA
?©Evect pic.twitter.com/FmPn7fcDPR— Envertetcontretous (@Site_Evect) May 29, 2022